Kurse, u liruan nga akuza Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj. Në dy gjykimet e kaluara, Themelorja kishte shpallur aktgjykim lirues për gjithë të akuzuarit.
Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzoheshin ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri. Anëtarë të trupit gjykues ishin gjykatësit Kushtrim Shyti dhe Ngadhnjim Arrni.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarit janë fajtorë për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal, andaj secili veç e veç dënohen me nga 1 vit burgim. Gjykatësi Bahtiri tha se Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza pasi nuk kanë pasur cilësinë e personit zyrtar.