Sonte në Pressing diskutohet për deklarimet e kryeministrit në detyrë dhe strategjinë e partive për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pjesë e panelit është edhe Parim Olluri. Ky i fundit ka thënë se ai nuk beson se do të ketë gjuhë të butë nga ana e VV’së gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Olluri ka thënë edhe se slogani ‘’mos lësho pe’’ është tregues i një gjuhe të ashpër.
‘’Ka shumë pak deputetë të opozitës që tanë kohën na kanë tregu se sa i rrezikshëm për shtetin e Kosovës është Martin Berishaj, me na tregu se sa e dëmshme është biseda mes Mimozës dhe Radojçiqit. Tash gjuha e butë e VV’së që po supozohet që ka me pas gjatë fushatës, unë nuk besoj që do ta ketë të tillë, për shkak se vetë motoja është sinjali i një gjuhe të ashpër. Motoja ‘’mos lësho pe’’, ia rikujton njerëzve portretizimin e Kurtit si njeri që nuk lëshon pe për veriun. Dhe ia rikujton tjetrën që rivalët e tij politikë janë në gjendje me e shit veriun e Kosovës. Qekjo është gjuha polarizuese, përçarëse, ku njerëzit i ndan në dysh. Votuesi i VV’së mënon që këta tjerët pernime e shesin Kosovën.
Të këta tjerët ti ki njerëz që kanë pjesë e UÇK’së. Tash Agim Bahtiri është personi që nuk lëshon pe kundër Serbisë për veri, më shumë se sa Ramush HAradinaj, e Agim Bahtiri i ka pas 40 vjet në luftë e ka nejt në Holandë, e Ramushi ka qenë komandant i UÇK’së, kjo është absurde, kur ti e merr fjalinë virale të Agim Bahtirit edhe ti e shndërron në moto. Kush janë këta njerëz që kokan më patriotë që nuk lëshojnë pe për veriun. A është Mimoza Kusari që nuk lëshon pe për veri, qysh nuk lëshon pe tu fol me Radojçiqin, qysh nuk lëshojnë pe tu i dhanë miliona euro në vit, qindra miliona Vukhamovqit, qeshtu nuk po lëshojkan pe këta për veri a’’, ka thënë ai mes tjerash.