Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Agim Bahtiri e sulmon Vjosa Osmanin: Herën tjetër kur t’i drejtohesh qytetarëve bëje me fotografi me Grenellin e Gjuriqin

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 15:01
Agim Bahtiri e sulmon Vjosa Osmanin: Herën tjetër kur t’i drejtohesh qytetarëve bëje me fotografi me Grenellin e Gjuriqin

Agim Bahtiri i Vetëvendosjes ka sulmuar Vjosa Osmanin për një video-deklaratë që e bëri sot derisa në sfond kishte një fotografi të Ibrahim Rugovës e në të cilën ish-presidentja komentoi zhvillimin e mbrëmshëm në Kuvend.

Për këtë fotografi Bahtiri i tha se duhej ta ndërronte me një fotografi të një takimi pjesë e së cilit kishin qenë edhe Richard Grenell e kryedipomati serb Marko Gjuriq, duke pretenduar se këtë takim ia kishte “mundësuar” gazetari Baton Haxhiu.

“Sinqerisht, nuk do të doja të postoja kurrë këtë, por deri këtu e keni sjellë punen! Vjosa Osmani, fushatën e ke filluar me fotografinë e Rugovës mbrapa! Mos e shfrytëzo Presidentin Historik për fushata, sepse ai nuk e ka merituar këtë. Herën tjetër kur t’iu drejtohesh qytetarëve, vendose prapa këtë fotografi, me Grenellin e Gjuriçin (takimin të cilin ta ka mundësuar Baton Haxhiu), sepse aktualisht, interesat e këtyre je duke i përfaqësuar”.

Fotografia që përdori Bahtiri ishte nga takimi i liderëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Kroacisë, në New York, me Richard Grenellin, tash i dërguar presidencial i Donald Trumpit për misione të posaçme si dhe me sekretarin e Shtetit për Thesarin Scot Bessent e presidentin e Bankës EXIM John Jovanovich.

Agim Bahtiri

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme