Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka dhënë detaje nga takimi që pati me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë finales së Kupës së Botës 2026.
Ademi tha se takimi ishte një mundësi për ta falënderuar Trumpin për mbështetjen ndaj Kosovës, ndërsa shtoi se vlerësimet që merr në ngjarje të tilla janë në fakt vlerësime për shtetin e Kosovës. Kështu ka thënë ai në emisionin “SportCast”, derisa ka bërë me dije se Trumpi e ka quajtuar atë “lider i madh”.
“Kjo vërtetohet, domethënë edhe unë gjithmonë them që Kosovën e vlerësojnë, nuk është që vlerësohet veç personi, por Kosovën, e personi është ai i cili e ofron ose e largon dikë nga pjesa e shtetit ose e federatës. Në këtë rast unë realisht me presidentin Trump, jam përshëndetur dhe e kam falënderuar për gjithçka që ka bërë Amerika edhe ai personalisht për shtetin tonë, sigurisht që ishte një përshëndetje, një falënderim edhe ai tha fjalët e veta. Më vjen keq që s’ka incizime të atyre fjalëve, se do të ishin shumë interesante…Por nuk janë të incizuara dhe nuk them diçka që s’është e incizuar se pastaj duhet veç me e vërtetu secilin gjë, domethënë nuk dua të flas diçka që nuk mund ta vërtetoj më asnjëri”, theksoi Ademi.
