Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza e Abdixhiku po angazhohen për një emër konsensual

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 21:32
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza e Abdixhiku po angazhohen për një emër konsensual

Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se në takimet e fundit mes liderëve politikë është diskutuar për arritjen e një konsensusi të gjerë rreth emrit të presidentit të ri të vendit.

Duke folur në Debat Plus, Haziri ka thënë se në takimet të tre liderëve kryesorë të partive politike për të gjetur një kandidat që do të nderohej përmes një konsensusi të gjerë politik.

“Çka ka ndodh dje në takim. Në takim dje ka ndodh që ka një angazhim të përbashkët të tre liderëve kryesor të partive politike që të angazhohen për një emër, i cili ndërtohet përmes një konsensusi të gjerë.Nëse kjo dështon, një marrëveshje politike e partisë së parë me një parti tjetër, e cila e siguron, e dëgjuat edhe kryetarin e VV-së e thotë se duhet me pas siguri, se kur hyjmë në Kuvend me zgjedh. Që mos me i rreziku zgjedhjet. Kjo është dëshmi që po insiston mos me rreziku procesi me shku në zgjedhje”, ka thënë Haziri. Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill, ndërsa afati i fundit për votimin e presidentit të ri është 4 marsi.Sipas Kushtetutës së Kosovës, në dy rundet e para për zgjedhjen e presidentit kërkohen së paku 80 vota nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi. Çdo kandidaturë duhet të mbështetet nga të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Nëse në dy raundet e para asnjë kandidat nuk arrin 80 vota, në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota.

Dështimi për ta zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues do të kishte pasoja të drejtpërdrejta politike. Nëse deri më 4 mars nuk zgjidhet kreu i ri i shtetit, vendi do të duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 13:26I riu që konfrontoi Hamzën për Ligjin e Shtetësisë kërkon falje: E di që nuk ështa faji i tij
  • 13:21Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete, vendi është pa shef të shtetit
  • 13:21Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës
  • 13:10Kurti thirrje Hamzës e Gjinit: Të takohemi, jam i interesuar për marrëveshje
  • 13:06Kurti: Konstituimi pa marrëveshje të presidentit është përgatitje për shpërndarjen e Kuvendit