Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Afati i ri i ankesave në Supreme për rezultatin: Kandidatët e PDK-së nuk heqin dorë

GD
Gazeta Demos2 korrik 2026 në 20:31
Afati i ri i ankesave në Supreme për rezultatin: Kandidatët e PDK-së nuk heqin dorë

Dy kandidatëve të PDK-së për deputetë, brenda dy javësh iu refuzuan hiç më pak se tri ankesa lidhur me rezultatin zgjedhor, dy herë nga PZAP, e njëherë nga Supremja.

Por, përkundër refuzimit të vazhdueshëm, Bekim Haxhiu e Qëndrim Kryeziu, vazhdojnë të mos heqin dorë nga kërkesa për rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së.

Kryeziu, të premten planifikon që bashkë me ankesën, Gjykatës Supreme, t’ia ofrojë edhe një dokument të ri.

“Ky është një dokument që e ka fshehur KQZ, në të cilin evidentohen mbi 500 vota dallim të PDK-së. Prandaj, duhet një rinumërim i plotë”, ka thënë Kryeziu.

Të njëjtin dokument, paralajmëron se do ta bashkëngjisë në ankesë edhe Bekim Haxhiu, i cili po ashtu të premten do t’i drejtohet Supremes.

“Dokumenti paraqet të dhëna të reja, të cilat e dëshmojnë atë për të cilën insistojmë ne”, ka thënë haxhiu.

Ndërkohë, kur afati për dorëzim të ankesave është drejtë fundit, deri tani, Supremja nuk ka pranuar ankesa të tjera.

“Ju njoftojmë se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë ndaj vendimeve të PZAP-së pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit”

Megjithatë, edhe subjektet tjera politike apo kandidatët, kanë kohë veç deri të premten pasdite për dorëzim të ankesave. Pastaj, Supremja, i ka edhe tri ditë kohë për trajtim të rasteve, gjë e cila do t’i hapte rrugë certifikimit të rezultatit zgjedhor, i cili është parashikuar të ndodhë më së largu më 6 korrik

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 17:15Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, Vlora Çitaku i kërkon Hagës që ta publikojë aktgjykimin e plotë e pa asnjë redaktim
  • 17:06Veteranët pritet të protestojnë sërish javën e ardhshme, insistojnë në shkarkimin e Gërvallës
  • 16:32Rama niset drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
  • 16:25Këta raportohet se janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë
  • 16:10Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë