Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Adoleshentja gjermane vret bashkëmoshatarin: Donte të më përdhunonte

GD
Gazeta Demos6 shkurt 2026 në 23:54
Adoleshentja gjermane vret bashkëmoshatarin: Donte të më përdhunonte

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Castrop-Rauxel në Gjermani, ku një vajzë 17-vjeçare, Angela R., dyshohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të saj, Onur. Policia gjermane ka nisur një kërkim intensiv pas zhdukjes së saj, pasi më 23 janar Gjykata e Dortmundit lëshoi një urdhër arresti me dyshimin për vrasje të qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur më 14 janar, kur një shofer gjeti të riun të plagosur rëndë e të gjakosur pranë një shtëpie të braktisur. Ai ishte pa ndjenja dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta sjellë në jetë, i riu vdiq nga një plagë me thikë në qafë. Fillimisht, Angela pretendoi se po mbrohej nga një tentativë përdhunimi dhe se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Ajo deklaroi se takimi me të riun kishte qenë i fshehtë, për shkak të frikës nga reagimi i prindërve dhe se e njihte atë më parë.

Megjithatë , hetimet treguan se situata nuk ishte ashtu siç kishte deklaruar e reja. Analiza e detajuar e telefonit të saj celular, sipas hetuesve, tregoi se Angela kishte planifikuar vrasjen dhe veprimi nuk ishte rezultat i vetëmbrojtjes. Si pasojë, autoritetet e cilësuan ngjarjen si vrasje me dashje dhe lëshuan urdhrin e arrestit.

Prokurori i Shtetit, Henner Kruse, konfirmoi se një thikë, e cila dyshohet se u përdorur si armë krimi u gjet pranë vendit të ngjarjes, në një kënd lojërash për fëmijë. Aktualisht arma po ekzaminohet, për të identifikuar çdo gjurmë që e lidh me Angela-n. Policia ka bërë thirrje publike që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e 17-vjeçares të lajmërojë menjëherë autoritetet. Efektivët bënë thirrje që Angela të vetëdorëzohet.

Ndërkaq, autoritetet gjermane kanë rritur masat e sigurisë në zonat e shkollave, rrugëve dhe vendeve publike, ku ajo mund të shfaqet. Policia po monitoron vendet ku mendon se mund të fshihet adoleshentja dhe po shqyrton të gjitha provat, duke përfshirë mesazhet dhe bisedat e regjistruara në celularin e Angelës, për të sqaruar motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut