Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Admirali Wikoff tregon se kush vendos për hapjen e urës së Ibrit për automjete

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 21:09
​Admirali Wikoff tregon se kush vendos për hapjen e urës së Ibrit për automjete

Vendimet lidhur me praninë e trupave të KFOR-it në urën mbi lumin Ibër bazohen në vlerësimet e situatës së sigurisë të bërë nga NATO, ka thënë komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Napoli, admirali George Wikoff.

Ai ka thënë se, vendimi nëse ura duhet të hapet për qarkullim të automjeteve apo jo mbetet te BE-ja dhe te autoritetet përkatëse të Kosovës.

“”KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo. Kjo i takon BE-së dhe institucioneve përkatëse në Kosovë ta përcaktojnë pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij të përhershme në urë”, ka thënë Wikoff.

“Personeli i KFOR-it,” theksoi ai, “do të mbetet i pranishëm në zonat përreth.”

Sipas një komunikate nga KFOR, zbatimi i ligjit nuk është pjesë e mandatit të KFOR-it. Megjithatë, KFOR-i vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me organizatat e sigurisë në Kosovë, përfshirë Policinë e Kosovës, në përputhje me standardet më të larta operacionale dhe parimin e trajtimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve.

KFOR-i më 10 gusht 2026 bëri të ditur për tërheqjen graduale të pranisë së përhershme nga Ura e Ibrit, e po ashtu ka nisur ta integrojë gradualisht Policinë e Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit.

Të shtunën, kryeministri në detyrë Albin Kurti parlajmëroi për atë ditë një takim me komandantin e KFOR-it, por më vonë u bë e ditur nga misioni paqëruajtës, se është anuluar takimi që pretendohej nga Kurti të jetë me temën për hapjen e urës së Ibrit edhe për vetura.

wikoffadmiraliibrit

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Nesër varrosen motër e vëlla, që u vranë në Gjilan
  • 23:47Pas etiketimeve ndaj tij, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i del në mbështetje Jupollit
  • 23:10"I dhashë 10 mijë euro…", pas videove intime të Adi Hilës, flet Blerina Matraku
  • 23:02Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër
  • 23:02Sulmet online ndaj Fidan Jupollit, Cakolli: Kështu krijohet frika, pastaj autocensura