Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku: S’shoh ndonjë zgjidhje në ditët e mbetura të afatit kushtetues, kjo është gjendja fatkeqe e Kosovës

GD
Gazeta Demos21 korrik 2025 në 12:13
Abdixhiku: S’shoh ndonjë zgjidhje në ditët e mbetura të afatit kushtetues, kjo është gjendja fatkeqe e Kosovës

LVV-ja, tha ai, “nuk i lë hapësirë zhvillimit demokratik, e as fjalës së lirë të deputetëve, nëpërmjet uzurpimit edhe të ulëses së Kuvendit”.

Abdixhiku pret se do të ndryshojë diçka deri më 26 korrik, datën deri kur Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar që të përfundojë seanca konstituive.

“Nuk shoh dhe nuk pres ndonjë zgjidhje as në ditët e mbetura”, tha ai.

“Ajo që pritet, është që pas afatit 30-ditor të kemi një interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Por ne një interpretim e kemi, siç e kemi edhe një mosrespektim të saj – që do të thotë, kemi përmbysje të rendit kushtetues. Kjo është gjendja fatkeqe e Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai tha se “është e qartë se pas 30 ditëve, ky Kuvend në qoftë se nuk konstituohet ka huqur afatet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese dhe duhet një interpretim i ri sepse nuk ka përcaktuar as gjykata se çfarë do të ndodhë”.

Ngërçin politik në Kuvend nuk e ka zgjidhur as një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, i cili i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin. Ajo vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Lëvizja Vetëvendosje po e hedh në votim çdo dy ditë një propozim për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili nuk po i merr votat e nevojshme.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se ky akgjykim e përjashton votimin e fshehtë, por në LVV thonë se ai e lejon këtë mënyrë.

Përpjekja e partisë e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit për ta bërë votimin të fshehtë erdhi pasi Albulena Haxhiu, kandidatja e tyre për kryeparlamentare, dështoi në mënyrë të përsëritur që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Më shumë nga Lajme

  • 19:19Lajmi i rremë i Elvis Hoxha për Time Kadriajn, Deliu: Heshtja e Kurtit më nuk është thjesht heshtje
  • 19:07Të shtëna me armë në Mitrovicë
  • 18:44Elvis Hoxha kërkoi falje për lajmin e rremë rreth Time Kadriajt, Burim Ramadani ka disa pyetje për të
  • 18:41Selmanaj: Askush mbi Republikën
  • 18:23Vuçiqi paralajmëron Evropën: Jemi në prag të një lufte më të madhe