Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku, përkujton veprimtarin dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 21 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 11:34
Abdixhiku, përkujton veprimtarin dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 21 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përkujton veprimtarin dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 21 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta:

“Sot, më 3 tetor, kujtojmë me respekt, nderim dhe mirënjohje të thellë jetën dhe veprën e intelektualit, veprimtarit dhe udhëheqësit të shquar, Faruk Spahija.

Faruk Spahija i përket brezit të njerëzve që në periudhat më të vështira të historisë sonë zgjodhën të qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit. Me urtësi, përkushtim dhe përgjegjësi qytetare, ai dha një kontribut të çmuar në rrugëtimin politik të Kosovës dhe veçanërisht të Mitrovicës.

I rritur në një familje me traditë të fortë atdhetare, Faruku ishte ndër themeluesit e LDK-së në Mitrovicë dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Besnikëria e tij ndaj vlerave demokratike, vizionit politik të Presidentit Rugova dhe interesit të përgjithshëm e bënë atë një figurë të respektuar në LDK dhe një udhëheqës të çmuar nga qytetarët e Mitrovicës.

Besimi i qytetarëve të Mitrovicës, i dëshmuar dy herë me zgjedhjen e tij në krye të komunës, ishte vlerësim për integritetin, punën dhe përkushtimin e tij. Ndarja e parakohshme nga jeta nuk e lejoi ta përfundonte mandatin e dytë, por puna dhe trashëgimia e tij mbetën pjesë e historisë politike dhe qytetare të Mitrovicës.

Sot, 21 vjet pas ndarjes së tij nga jeta, Faruk Spahija kujtohet si një burrë i urtë, i ndershëm dhe i përkushtuar, që shërbimin publik e kuptoi si përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe vendit. Vepra e tij mbetet pjesë e kujtesës sonë dhe e historisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë përvjetor, shprehim nderimin tonë për figurën dhe kontributin e Faruk Spahisë, si dhe mirënjohjen për gjithçka që ai bëri për Mitrovicën dhe Kosovën.

Lavdi jetës dhe veprës së Faruk Spahija!”

mitrovicësfarukspahija

Më shumë nga Lajme

  • 21:33KFOR-i zhvillon ushtrim për viktima masive
  • 21:30Lushtaku: Protestat qytetare e detyruan Kurtin ta ndryshojë qasjen për Ligjin për Specialen
  • 21:29Egzon Pacolli: Të njejtën propagandë e paten ndërtu për Isa Mustafën…
  • 21:25Azemi për Përparim Ramën: Më dhimbset gjendja në të cilën duhet të jetë për të paguar video që t’ia përmirësojë imazhin
  • 21:19Bajrush Xhemajli rrëfen për torturat në burg: Nuk ua bëj hallall atyre që më dëmtuan