Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku për Muhaxherin e Ahmetin: Kam hy në zjarr për ta, i kam ruajtur kur kanë bërë gafa

GD
Gazeta Demos25 qershor 2026 në 22:28
Abdixhiku për Muhaxherin e Ahmetin: Kam hy në zjarr për ta, i kam ruajtur kur kanë bërë gafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë, duke i cilësuar disa prej reagimeve si të pazakonta dhe jo në përputhje me mënyrën tradicionale të funksionimit të këtij subjekti politik.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai tha se do të flasë me “kujdesin më të madh për të ruajtur LDK-në”, por edhe me vetëdijen më të lartë për ta “shpëtuar partinë”, raporton Klankosova.tv.

“Do të flas me kujdesin më të madh për të ruajtuir LDK-në, por me vetëdijen më të lartë për ta shpëtuar partinë. Do të përpiqem t’i flasë anëtarësisë sonë që ta kuptojnë se çka po ndodh. E para duhet të them që këto janë reagime atipike për LDK-në. E paskeni vërejtur koordinimin. Fillimisht strukturat e partisë, kryesia qendrore, më pas kërkohet analiza e degëve për të degët fillimisht. Atipike për LDK-në. Atipike që komunikimi me partinë tënde të bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale, që mbledhjen thirren pa marifet. Me mesazhe pa qartësi se çka po bëhet, dhe është jo korrekte për dikë që bashkëpunon me ty aq gjatë që nuk të vijnë me të ballafaqu në katër sy, sidoqoftë”.

Ndërsa për kërkesën e Imri Ahmetit dhe Gazmend Muhaxherit për dorëheqjen e tij, Abdixhiku deklaroi se i ka mbrojtur edhe kur kanë bërë gafa të mëdha.

“Kam kuptuar çka keni kuptuar edhe ju, madje nuk kam ditur as që kanë pasur mbledhje. Është më korrekte dhe më njerëzore, nuk kam fjalë të këqija për ta. I kam mbrojtur kur kanë bërë gafa më të mëdha. Është dashur me i mbulu marret e tyre, kam hy në zjarr për ta. Kam bërë marrëveshje politike për ta, marrëveshje që nuk kanë dashur as t’i bëjnë publike. Për të pasur kujdes me ruajtë partinë, por duke dashur me shpëtu, ato reagimet e para mu duken bajate”.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 22:17Deda me kritika për Abdixhikun: Hera e parë që një kryetar i LDK-së sulmon gjysmën e partisë
  • 22:11Behrami: Data 16 shtator është duke shkaktuar ankth të shumëfishtë te armiqtë e Kosovës
  • 22:10I vendosën gjobë 5 milionë euro dhe e kërcënuan të largohet nga Shqipëria, në pranga edhe kosovari
  • 22:09Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit
  • 22:01Reagon djali i Hoxhë Fatmir Latifajt pas fyerjes ndaj babait të tij: Liria që e sollën ushtarët, dëshmorët e invalidët e UÇK-së po nënçmohet