Gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në Prishtinë, kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar zotimet e tij për rritje të menjëhershme të pagave në sektorin publik.
Abdixhiku ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme të LDK-së, koeficienti i pagave do të rritet nga 110 euro në 150 euro, duke mundësuar rritje të menjëhershme të pagave për punëtorët e sektorit publik. Sipas tij, kjo masë synon të sigurojë paga dinjitoze dhe stabilitet financiar për qytetaret.
Ai theksoi se krahas rritjes së pagave, qeveria e LDK-së do të garantojë pensione deri ne 300 euro, duke i lidhur politikat sociale me një plan fiskal të qëndrueshëm dhe investime kapitale të konsiderueshme në zhvillimin ekonomik të vendit.
