Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku mbyll fjalimin, zyrtarisht ofron dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

GD
Gazeta Demos31 janar 2026 në 13:35
Abdixhiku mbyll fjalimin, zyrtarisht ofron dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ofruar dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë gjatë mbledhjes së Kuvendit të kësaj partie.

Në fjalën e tij para delegatëve, Abdixhiku ka theksuar se ky hap vjen si obligim moral pas rezultatit zgjedhor dhe si formë e ballafaqimit me pritjet, zhgënjimin dhe të ardhmen e partisë.

“Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë ia ofroj për shqyrtim Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, për ta vendosur përballë këtij Kuvendi çështjen e votëbesimit”, ka deklaruar Abdixhiku para delegatëve.

Ai u shpreh se shumë sy kanë qenë të drejtuar kah karrigia e kryetarit, por sipas tij, forca e vërtetë e LDK-së nuk buron nga një pozicion i vetëm udhëheqës.

“Shumë sy kanë qenë të drejtuar kah kjo karrige pas meje. I kuptoj. I respektoj. Kjo shtëpi ka nevojë për ambicien e secilit. Por shpesh, kam përshtypjen se ajo është lakmuar më shumë sesa është kuptuar.Sepse forca e vërtetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk qëndron në një karrige të vetme. Ajo qëndron këtu përballë meje. Në këtë sallë. Në vullnetin tuaj. Këtu përcaktohet fati i secilit prej nesh dhe këtu matet fuqia jonë e vërtetë”, tha ai.

Abdixhiku njoftoi se nga ai moment, drejtimin e punimeve të Kuvendit ia kalon Kryesisë së Punës, duke thënë se procesi duhet të jetë i pavarur nga çdo ndikim individual.

“Prandaj, nga ky moment, i kaloj punimet tek Kryesia e Punës e këtij Kuvendi. Këto punime duhet të jenë të pavarura nga çfarëdo ndikimi individual. Dhe, sikurse në mars të vitit 2021, kur ju më dhatë privilegjin më të madh jetësor, të ju prijë, do të ulem sërish si njëri nga 355 delegatët e kësaj shtëpie të madhe të demokracisë që e desha pa kusht. Nga ky moment, vendimmarrës jeni ju! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Zoti e bekoftë popullin e Kosovës. Zoti e bekoftë Republikën tonë!Ju faleminderit”, deklaroi Abdixhiku.

LDKLumir Abdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 16:43Kufijtë pa kolona, pritjet arrijnë deri në 10 minuta
  • 16:38Isufaj i përgjigjet pyetjeve të anëtares së KPK-së për “rrjedhje informacionesh”: Integritetin tim s’e shes për kurrgjë, kjo po më kushton
  • 16:37Egzon Pacolli: LDK-ja nuk funksionon me nënshtrim, Kryesia nuk mund t’ua imponojë vendimet deputetëve
  • 16:27Hoxha pret në takim shefin e EULEX-it, flasin për thëllimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
  • 16:22"Hajt more, hajt ec", punëtori i Trafikut Urban largon nga autobusi një çift me fëmijë të vegjël, ua hedh në tokë karrocën