Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku: Le të fitojmë në Playoff, për të gjitha ëndrrat që i kemi pasë dikur

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2025 në 23:07
Abdixhiku: Le të fitojmë në Playoff, për të gjitha ëndrrat që i kemi pasë dikur

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Republika e Kosovës po shkëlqen, derisa ka uruar Kombëtaren për fitoren në ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar Dardanët duke u thënë kjo është një arritje historike që i bënë të gjithëve krenar.

“Le të fitojmë në play-off. Për të gjitha ëndrrat që i kemi pasë dikur. Për rrugëtimin e një shteti që s’ka me u ndalë kurrë”.

“Për fanellën. Për flamurin. Për Kosovën”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka uruar edhe Shqipërinë për fitoren ndaj Andorrës që pati të enjten.

Kosova ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-2.

Fisnik Asllani kaloi Dardanët në avantazh në minutën e gjashtë për 0-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën Petar Stojanoviq, i inkuadruar në pjesën e dytë, mori dy kartonë të verdhë për shtatë minuta, duke ia lehtësuar punën skuadrës mysafire.

Zan Karnicik ia thelloi telashet Sllovenisë kur shënoi një autogol bizar në minutën e 64-të.

Me këto tri pikë, Kosova tuboi 10 sosh në vendin e dytë të Grupit B, tri më pak se Zvicra në të parin e shtatë më shumë se Sllovenia në të tretin, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro.

Më shumë nga Lajme

  • 17:59Balla: Do të kisha dashur të ishim të gjithë në shesh, pa dallime politike
  • 17:13Aksident me fatalitet në Junik, vdes drejtuesi i katërçikletës
  • 17:13Lladrovci nga Marshi për Liri: Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!
  • 17:09Mozzik në Marshin për Liri: Besoj në pafajësinë e secilit që është në Hagë
  • 17:06Ganimete Musliu pas “Marshit për Liri”: Askush s’ka të drejtë të marrë vendime të padrejta në emër të këtij populli