Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku-Kurtit: Bëhu burrë njëherë në jetë, mos mashtro – LDK nuk bashkëpunon me Vetëvendosjen

GD
Gazeta Demos23 tetor 2025 në 21:19
Abdixhiku-Kurtit: Bëhu burrë njëherë në jetë, mos mashtro – LDK nuk bashkëpunon me Vetëvendosjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se kjo parti nuk do të hyjë në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mashtrime politike dhe manipulim të opinionit publik në lidhje me shumicën parlamentare.

“Qëndrimi i LDK-së është i pandryshueshëm. Kemi dallime thelbësore me Lëvizjen Vetëvendosje. Është kontribut kombëtar i LDK-së të emancipojë skenën politike duke mos bashkëpunuar me një lëvizje që ka ngjallur urrejtje, ndarje e përçarje. Që e ka izoluar Kosovën, që nuk beson në vlerat bazike të Republikës së Kosovës, që e uzurpon Qeverinë e Kosovës padrejtësisht, që e shkel Kushtetutën, që mashtron publikisht para popullit dhe thotë ‘i kam 61 vota, më testoni’, e s’është në gjendje të dalë e të thotë si burrë: ‘Nuk i kam, prej ditës së parë’”, ka thënë Abdixhikunë Debat Plus.

Ai i është drejtuar Kurtit me tone të ashpra, duke i kërkuar ndershmëri politike dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. “Nuk është fundi i botës nëse të refuzojnë të gjithë dhe nuk je në gjendje të bësh atë shumicë politike. Bëhu burrë njëherë në jetë, mos mashtro kaq thjeshtë”, ka theksuar Abdixhiku.

Lideri i LDK-së ka shtuar se partia e tij mbetet e palëkundur në qëndrimet e saj, duke e konsideruar këtë si shenjë parimësie. “Për këto arsye LDK është në qëndrimet e veta krenare – sot, dje dhe nesër. Mbylleni këtë temë. Nuk ka pasur kontakte në asnjë nivel”, ka nënvizuar ai.

Sipas Abdixhikut, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të joshë disa deputetë të LDK-së, por të gjitha përpjekjet janë refuzuar në mënyrë të prerë.

LDKVV

Më shumë nga Lajme

  • 00:45Enver Hasani thotë se zgjedhja e Justina Pulës është e rregullt
  • 00:45Hamza pas përfundimit të seancës: Ditë e dobishme për Kosovën
  • 00:33Bekim Sejdiu reagon pas zgjedhjes së presidentës
  • 00:29Zgjedhja e Justinës presidente, vjen reagimi i parë nga AAK
  • 00:29Reagon Hykmete Bajrami: Ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje