Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se punimet në kryeqytet po vazhdojnë me intensitet të shtuar, pas, siç tha ai, “çlirimit të mjeteve të bllokuara për një vit”.
Sipas tij, punët po zhvillohen edhe në dimër e gjatë natës, ndërsa projekti i Unazës së Brendshme të Prishtinës po shkon drejt finalizimit.
I plotë:
Kryeqyteti punon! Fort!
Me “qitjen e pareve” nga bllokuesit një vjeçar, punët po vazhdojnë menjëherë; edhe në dimër, edhe natën.
Unaza e Brendshme e Prishtinës drejt finalizimit.
Unaza e Jashtme dhe të gjitha rrugët e vonuara për pesë vite tashmë, do të përfundojnë me ritëm të shpejtë. Kosova ka nevojë për zhvillim.
Sa shumë kemi humbur nga politika e inatit, sabotimit e bllokadës. LDK në Prishtinë nuk ndalet.