Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku dhe ambasadori i ri i Norvegjisë flasin për forcimin e bashkëpunimit

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 20:54
Abdixhiku dhe ambasadori i ri i Norvegjisë flasin për forcimin e bashkëpunimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim njoftues ambasadorin e ri jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjørnstad.

Kryetari Abdixhiku e uroi ambasadorin për fillimin e detyrës dhe i dëshiroi sukses në misionin e tij të ri, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë.

Ai vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme norvegjeze për vendin tonë dhe rolin e saj si një partner i qëndrueshëm në procese politike, zhvillimore dhe ndërkombëtare.Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Bjørnstad diskutuan edhe rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe qëndrimeve të LDK-së për çështjet kryesore të aktualitetit.

Në takim u trajtuan gjithashtu mundësitë për forcimin e partneritetit dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë, me fokus në fusha me interes të ndërsjellë dhe projekte që mund të avancojnë zhvillimin e vendit.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 19:40Hoti kritikon Vuçiqin për deklaratën për Mlladiqin: Mendësia kriminale e viteve ’90 është ulur këmbëkryq në Beograd
  • 19:32Lirimi nga detyra i gjyqtarëve serbë, BE shpreh ‘‘keqardhje të thellë’’ për vendimin e KGJK’së: S’janë në përputhje me ligjet në Kosovë
  • 19:15Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar
  • 19:11Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri pas një defekti teknik
  • 19:05Tahiri: VV e ka sjellë Kosovën në depresion të thellë shoqëror, politik e ekonomik – Gjendja në vend është ka agravon