Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia në pushtet e ka shkelur Kushtetutën 48 herë.

Kreu i LDK-së në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se kjo qeveri është pa legjitimet pasi është duke qeverisur me rezultat të zgjedhjeve të vitit 2021.

“Kosova është keq, pa legjitimitet qytetar, me një qeveri që e shkel Kushtetutën, që e zhvlerëson gjithçka çka ka Kosova, përfshi Gjykatën Kushtetuese, Supreme, institucionet e Kuvendit. Kuvendin e kemi shndërruar palaço institucion për 1 vjet”, ka thënë Abdixhiku. “48 herë rresht e kanë shkelur Kushtetutën për një farë votimi të fshehtë. Qysh bre s’iu vjen marre?”, ka thënë i pari i LDK-së.