Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Abdixhikiu përkujton Betejën e Loxhës: Gjaku i derdhur për liri, amanet të mos e harrojmë të kaluarën

GD
Gazeta Demos6 korrik 2026 në 12:55
Abdixhikiu përkujton Betejën e Loxhës: Gjaku i derdhur për liri, amanet të mos e harrojmë të kaluarën

Në këtë përvjetor, Abdixhiku kujtoi dhe nderoi heronjtë e shquar të historisë kombëtare, të gjithë ata që lanë gjurmë të paharrueshme duke luftuar për rrugëtimin e Kosovës që të jetë e lirë dhe e pavarur.

“Në këtë ditë kujtese, nderojmë qëndresën, guximin dhe dashurinë e pashoq për atdheun të Kolonel Tahir Zemajt; strategut të urtë dhe komandantit të vendosur, që qëndroi krah për krah me Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova në rrugëtimin e vështirë për liri. Kujtojmë me nder dhe krenari Heroin Rrustem Bruçi; juristin, veprimtarin dhe luftëtarin e palodhur për të drejtat e popullit tonë, si dhe një prej themeluesve të LDK-së e komandantin e UÇK-së në zonën e Deçanit”, ka thënë ai.

Në Betejën e Lavdishme të Loxhës, Abdixhiku theksoi se ranë për të mos vdekur kurrë edhe heronjtë Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, “të cilët me trimërinë e pashoq treguan se ëndrrat kombëtare janë më të vlefshme se çdo gjë tjetër”.

“Gjaku i derdhur për liri, në Loxhën heroike është amanet për ne të gjallët që të mos e harrojmë të kaluarën tonë të përgjakur dhe të punojmë fort në forcimin e idealit të të rënëve për liri. Lavdi të gjithë të rënëve në betejën e Loxhës!”

Më shumë nga Lajme

  • 11:19Bashkim Smakaj dënohet me 12 muaj burg, lirohet pas seancës pasi e ka kaluar kohën në paraburgim
  • 11:18Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim
  • 11:18Isni Kilaj shpallet i pafajshëm për pengim të personave zyrtarë dhe mosbindje ndaj gjykatës
  • 10:54Haga e shpall fajtor Hashim Thaçin në disa pika, 1 vjet e pesë muaj burgim
  • 10:38Gjyqtari: Thaçi dhe Smakaj diskutuan për dëshmitarin Bislim Zyrapi