Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AAK: Institucionet nuk investuan për të siguruar ujë sipas standardëve për qytetarët

GD
Gazeta Demos4 shtator 2025 në 17:23
AAK: Institucionet nuk investuan për të siguruar ujë sipas standardëve për qytetarët

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar kompaninë e ujësjellësit rajonal “Prishtina” dhe nivelin qendror, që sipas tyre nuk kanë bërë investime për siguruar ujë të pijshëm për qytetarët e kryeqytetit sipas standardëve të parapara.

Sipas AAK rritja e nivelit të manganit në liqenin e Badocit nuk është i rastësishëm, por tashmë është shndërruar në një problem të përsëritur.

“Në një reagim të fundit, KRU Prishtina ka tentuar ta relativizojë situatën duke theksuar se raste të ngjashme raportohen edhe në vendet e tjera të botës. Megjithatë, kompania nuk ka sqaruar se çfarë masa konkrete kanë ndërmarrë ato vende për ta zbutur ndikimin e këtij fenomeni te qytetarët e tyre, në mënyrë që furnizimi me ujë të mbetet i sigurt dhe i qëndrueshëm. Po ashtu, mbetet pa përgjigje pyetja se çfarë hapash ka ndërmarrë vetë KRU Prishtina gjatë këtyre tre viteve për të parandaluar përsëritjen e problemit dhe për të gjetur një zgjidhje afatgjatë. Mungesa e transparencës dhe e planeve konkrete vetëm sa e shton mosbesimin e qytetarëve”, thuhet nga AAK.Sipas AAK-së, shqetësuese është edhe mos reagimi nga niveli qendrore

“Qeveria e Kosovës, dhe në veçanti Ministria e Ekonomisë, deri më sot nuk ka marrë asnjë iniciativë konkrete për të shqyrtuar mundësitë e investimeve që do ta adresonin këtë situatë. Një plan i qëndrueshëm investimesh në infrastrukturën e furnizimit me ujë, trajtimin e burimeve dhe sigurimin e cilësisë së ujit është i domosdoshëm për të shmangur përsëritjen e problemeve të tilla”, thuhet nga AAK.Për AAK do duhej që në këtë problematik të ishte aktive edhe Autoriteti Rregullativ për Shërbimet e ujit

“Në vend që të kërkojë masa urgjente për menaxhimin dhe zgjidhjen e problemit, ARRU ka heshtur, duke mos ofruar as zgjidhje alternative për trajtimin e ujit dhe as mekanizma parandalues për të mos lejuar përsëritjen e kësaj situate në të ardhmen. Një institucion i tillë nuk mund të justifikohet vetëm me rolin formal të monitorimit, por duhet të tregojë përgjegjësi aktive në mbrojtjen e qytetarëve dhe të standardeve të shërbimit.Përveç masave urgjente për garantimin e cilësisë së ujit, ARRU duhet të adresojë edhe aspektin ekonomik të problemit. Është e papranueshme që banorët e lagjeve të prekura, të listuara nga KRU Prishtina, të faturohen për ujë që nuk i plotëson standardet ligjore për konsum. Kjo bie ndesh me parimin e licencimit, sipas të cilit faturimi lejohet vetëm për ujë të pijshëm. Prandaj, është e domosdoshme vendosja e masave lehtësuese, si reduktim apo kompensim, për të siguruar drejtësi për qytetarët”, thuhet nga AAK.KRU “Prishtina” ka njoftuar se në liqenin e Badocit janë rritur vlerat e manganit në ujë, duke kërkuar nga qytetarët që furnizohen nga ky liqen, mos ta përdorin për pije ujin

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 13:39Ironia e gjykatësit që dënoi me vdekje Assadin: Dikur ishte dënuar me vdekje nga regjimi i tij
  • 13:24Haxhiu: Refuzimi i takimeve s’është rrugë drejt marrëveshjes, të kontribuojmë për president konsesual
  • 13:14E rrallë në Mitrovicë: Foshnja lind mbi 5 kilogramë
  • 13:02Takimi i Haxhiut me Kurtin, Gërvallën e pakicat, reagon Deliu-Kodra: Mundeni ta mashtroni vetën, Kosovën jo
  • 12:53“Qe qysh funksionon ekonomia e Kurtistanit”: Arifi kritikon Kurtin për marrëveshjen e thëngjillit me Maqedoninë e Veriut