Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

A2CNN: Me kërkesë të PSRK SPAK po heton pasuritë e 89 kosovarëve në Shqipëri, dyshime për para të drogës

GD
Gazeta Demos25 dhjetor 2025 në 20:07
A2CNN: Me kërkesë të PSRK SPAK po heton pasuritë e 89 kosovarëve në Shqipëri, dyshime për para të drogës

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer hetime për verifikimin e pasurive të mundshme në Shqipëri të 89 shqiptarëve të Kosovës, pas dyshimeve se mund të krijuar mbi të ardhura kriminale.

Veprimet hetimore janë kryer në zbatim të një letërporosie të dërguar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, që po hetojnë 31 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në trafik droge dhe pastrim të parave. Të gjithë janë identifikuar për shkak të komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, bazuar në të dhënat e marra nga autoritetet belge dhe franceze të drejtësisë.

Kërkesa e bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është miratuar nga Gjykata e Posaçme, që i ka dhënë dritë jeshile SPAK të kryejë hetime për llogari të palës kosovare. Nga hetimi në këtë shtet ka rezultuar se të pandehurit fitimin e gjeneruar nga aktiviteti kriminal e kanë transferuar nëpër biznese të ndryshme, të cilat janë themeluar nga vetë të pandehurit dhe persona të tjerë. Po ashtu, një pjesë të pasurisë rezulton të jetë konvertuar në prona të luajtshme dhe të paluajtshme si tokë, shtëpi, banesa, vetura etj., me qëllim fshehjen e burimit të vërtetë.

Referuar hetimit në Kosovë, rezulton se të pandehurit i kanë investuar paratë e trafikut të drogës në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si brenda territorit të Republikës së Kosovës, ashtu dhe në vende të tjera përfshirë këtu dhe Republikën e Shqipërisë.

Për këtë arsye, pala kosovare kërkon të kalohet në filtër jo vetëm pasuritë e tyre, por edhe të 58personave të tjerë, familjarë të tyre, në emër të të cilëve mund të jenë regjistruar pasuritë e paligjshme. Në zbatim të kërkesës së drejtësisë kosovare, SPAK do të gjurmojë jo vetëm pasuritë e mundshme të patundshme të tyre, por edhe nëse kanë hapur llogari bankare në banka të nivelit të dytë në Shqipëri. (A2 Televizion)

spak

Të ngjashme

Këngëtari Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Këngëtari Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

10:30

Më shumë nga Lajme

  • 13:06Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj, eksporti nuk arriti 1 miliard
  • 13:04Presidentja nderon 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit: Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar
  • 13:03Arianit Koci sfidon deklaratën e Kurtit për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: A e njihni qoftë edhe një prej tyre?
  • 13:00Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”
  • 12:58Autobusi përmbyset në autostradën e Kroacisë, dy persona humbin jetën