Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A u shkel Kushtetuta?, Nagavci: Për çështjet juridike do të merrni përgjigje me kohë

GD
Gazeta Demos27 prill 2026 në 23:27
A u shkel Kushtetuta?, Nagavci: Për çështjet juridike do të merrni përgjigje me kohë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci deklaroi se ka pasur kuorum, siç tha ajo, për të filluar seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes. Se a u shkel kushtetuta me votimin e sotëm pa prezencën e 80 deputetëve, ajo tha se “për çështjet juridike do të merrni përgjigje me kohë”.

Në vazhdimin e seancës së nesërme prej orës 10:00, ajo u ka bërë thirrje deputetëve të partive opozitare që të marrin pjesë dhe që “të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja”.

“Kemi pasur kuorum për të filluar seancën e jashtëzakonshme sepse seanca ftohet me 40 nënshkrime edhe ishin të pranishëm më shumë se 61 deputetë për kuorumin për të filluar seancën. Sa i përket pyetjes se a presim që nesër të vijnë deputetët, sigurisht që unë bëjë thirrje që të marrin pjesë në seancë dhe të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja”, deklaroi ajo.

E pyetur se pse vazhduan me votim pa siguruar prezencën e 80 deputetëve në sallë, ajo tha se “për këto çështje specifike nga aspekti juridik do të merrni përgjigje me kohë”.

“Tani për të gjitha këto çështjet specifike nga aspekti juridik do të merrni përgjigje me kohë. Natyrisht se sipas skenarit të përgatitur për këtë seancë, synimi dhe qëllimi ishte që të zgjidhet presidentja e vendit. Ne filluam një proces të cilën po synojmë ta vazhdojmë nesër me ftesën që edhe deputetët tjerë të marrin pjesë”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo theksoi se asnjë nga deputetët e opozitës nuk kanë njoftuar për mungesën në seancë.

Ajo po ashtu tha se kandidatja për presidente, Feride Rushiti, kishte mbështetjen e deputetëve.

“Ashtu sikurse ishim dëshmitarë të gjithë, e filluam seancën për zgjedhjen e presidentit, presidentes në këtë rast. Duke parë se nuk ka asnjë iniciativë nga asnjëra nga partitë tjera ne vazhduam edhe kësaj radhe me dy nominime të reja, në këtë rast me dy aktiviste, gra të denja, veprimtare dhe profesioniste në mënyrë që të vazhdojmë me zgjedhjen e presidentit edhe të shmangim zgjedhje të reja. E patë që ishim të pranishëm në sallë gjithsejtë 64 deputetë dhe sikurse deklaroi kryetarja e Kuvendit, zonja Haxhiu, asnjë nga deputetët nuk ka njoftuar për arsyet e mungesës në seancë. U pa që zonja Feride Rushiti kishte mbështetjen e deputetëve, kishte faktikisht 63 vota nga deputetët që ishin të pranishëm, ndërkohë që nuk kishim të pranishëm deputetë të tjerë”, deklaroi ajo.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje tha se kanë marrë pëlqimin e dy kandidateve, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxhës, për t’u nominuar për presidente.

“Formalisht ne nuk kemi propozuar asnjë kandidat pa pëlqimin e tij. Në momentin që kemi thirrur seancën e jashtëzakonshme, kemi dorëzuar edhe listën me nënshkrime për dy kandidatet dhe kemi mbështetur edhe me dokumentet tjera. Pra, gjithcka në aspektin formal sa i përket aplikimit është në rregull. Dhe kemi pasur pëlqimin e dy kandidateve, nuk do të mund të hynim në një procedurë të tillë kaq të rëndësishme pa pëlqimin e kandidateve”, përfundoi ajo.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 22:29“Ju kam thënë”, Sherifi tregon çka ju tha Jakup Krasniqi kur shkuan ta shohin pas vendimit të Speciales
  • 22:25“E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Sherifi rikujton dërgimin në Hagë të Jakup Krasniqit
  • 22:17Krasniqi për virusin e Nilit Perëndimor: Gjendja aktualisht nuk paraqitet serioze
  • 22:01Protesta “Jo në emrin tim”, Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së
  • 21:52Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli