Ish-deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar ndaj zërave për ndarje brenda kësaj partie, duke i cilësuar ato si propagandë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka theksuar se nuk ekziston asnjë përçarje në LDK dhe se do të marrë pjesë në tubimin hapës të fushatës së partisë, së bashku me kryetarin Lumir Abdixhiku.
“Për ata që bëjnë e paguhen për propagandë: Nuk ka asnjë përçarje në LDK. Do marr pjesë në tubimin hapës të fushatës me kryetar Abdixhiku. Gjithashtu, edhe në mbledhjet në LDK Ferizaj kam marr pjesë në çdo mbledhje me komplet listën për kandidatë nga LDK e lista Vjosa”, ka shkruar Ymeri.
