Profesori universitar Faton Ismajli në emisionin “Click” në RTV21 kritikoi opozitën, konkretisht PDK-në, për veprimet e tyre para qeverisë.

Sipas tij, opozita duhej ta dërgonte në Kushtetuese lëndën për skadimin e afatit të konstituimit të Kuvendit.Megjithatë, Ismajli u shpreh optimist se brenda kësaj jave mund të ketë një emër për President.

“Unë besoj se do të ketë president, unë besoj se do të ketë president, unë besoj se në formën si po e prezantohet Kurti, në formën qysh po e dramatizon, se nuk është kaq dramatike, po e shohim një vrapim të zonjës Osmani, zotëri Hazirit dhe Abdixhiku, po shkojnë dhe po i përgjigjen çdo thirrje të Albin Kurtit. Po ashtu unë nuk besoj se ndonjë deputet, si i LDK-së, si i PDK-së, sidomos i LDK-LVV-së, e merr qat barrën se në qoftë se arrihet marrëveshje mos me votu, sepse është barrë e rëndë me qu vendin në zgjedhje, pra krejt rrethanat politike janë në favor të Kurtit.”, tha ai.