Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij ndaj Qeverisë Kurti mbetet i pandryshuar dhe se partia e tij nuk është në kërkim të marrëveshjeve politike apo pozitave për të hyrë në ekzekutiv.
Tahiri tha se, po të kishte ndryshuar raporti i Aleancës me Qeverinë Kurti, partia do të kishte hyrë në negociata për të qenë pjesë e qeverisë.
“Pozicioni i Aleancës në raport me Qeverinë Kurti nuk ka ndryshuar, po të kishte ndryshuar ai raport, ne do të ndërtonim marrëdhënie politike, do të synonim të kemi marrëveshje politike për të qenë në qeveri. Ne e kemi thënë shumë qartë, që ne nuk po kërkojmë pozicione as marrëveshje politike për qeveri. Ne kemi thënë se deri më tani kanë ndodhur tri palë zgjedhje dhe kemi dhënë një pozicion politik me gjashtë kushte që mendojmë janë shumë të rëndësishme”, deklaroi ai.
