Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A e çojnë Kosovën në NATO, Trumpi e Rutte?

GD
Gazeta Demos16 korrik 2025 në 21:11
A e çojnë Kosovën në NATO, Trumpi e Rutte?

Donald Trump dhe Mark Rutte, në skenën botërore tani llogariten si dy liderët me raportet më të afërta politike e diplomatike.

Kjo u pa edhe këtë të hënë, kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, priti për të disatën herë në Shtëpinë e Bardhë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, raporton Klan Kosova.

Amerikani dhe holandezi, që po kryejnë punë kritike në koordinimin transatlantik, po ashtu po konsiderohen si dyshja e madhe që mund ta jetësojnë hyrjen e Republikës së Kosovës, në Aleancën-veri Atlantike.

Gjatë një paraqitjeje në Uashington, ku qëndroi për vizitë javën e kaluar, presidentja Vjosa Osmani tha se Trump e Rutte do ta bënin këtë të mundur.

Sipas saj, sekretari Rutte është shumë në sinkron me presidentin Trump, dhe nëse kjo dyshe do që kjo të ndodhë ata mund t’i bindin shtetet mosnjohëse.

Nga 32 vende anëtare, sa i ka NATO, katër prej tyre (Spanja, Sllovakia, Greqia e Rumania) nuk e njohin Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se Kosova duhet të koncentrohet në lidershipin amerikan por edhe të shefit të NATO-s, që të mund t’i afrohet anëtarësimit.

Plani që së pari të hyhet në Partneritet për Paqe, që është program i NATO-s, kërkohet që të tejkalohet dhe hyrja në Aleancë direkt të bëhet synimi kyç.

Gjatë vizitës më 11 mars në Prishtinë, sekretari i NATO-s foli edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në aleancë. Mes tjerash tha se katër mosnjohëset janë një çështje që qëndron, përderisa e çmoi bashkëpunimin Kosovë-NATO.

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Salla e Kuvendit po bëhet gati për votim për Presidentin
  • 23:28Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca
  • 23:12Arrihet marrëveshja, Justina Shiroka Pula pritet të votohet edhe nga PDK për presidente
  • 22:56Propozimi i Justina Shiroka Pulës, këto raportohet se janë sinjalet nga PDK
  • 22:55Lushtaku për Shiroka-Pulën: Le të vendosin deputetët e PDK-së, për mua të kaloj ligji i Speciales