Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A do të ketë borë javën e ardhshme në Kosovë?

GD
Gazeta Demos14 dhjetor 2025 në 20:45
A do të ketë borë javën e ardhshme në Kosovë?

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të vranët, dhe me intervale me diell. Në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, sidomos në ultësira dhe pranë zonave ujore.

Nuk parashihen reshje të asnjë forme, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta, në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet brymë dhe në disa zona edhe krahnezë.ndërsa në vise të larta parashihen më shum rreze dielli për shkak të inverzionit.

Kushtet agrometeorologjike vlerësohen si relativisht të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore, sidomos për bujqit të cilët, për shkak të reshjeve të mëdha gjatë muajve tetor dhe nëntor, nuk kanë arritur të kryejnë me kohë mbjelljen e tokave të tyre ne kulturën e grurit.

Gjatë mbjelljes së vonshme të grurit, rekomandohet respektimi i këtyre kritereve agroteknike:

• rritja e normës së mbjelljes ( shtimi i sasisë së grurit në kg) • përdorimi i farës cilësore dhe të certifikuar, • përshtatja e thellësisë së mbjelljes sipas kushteve të tokës.

Zbatimi i këtyre masave do të ndikojë pozitivisht në mbirjen e bimëve dhe në sigurimin e një rendimenti sa më të qëndrueshëm.

Parashikimi i motit për javën e ardhshme (15-19 dhjetor 2025)

E hënë

Moti i vranët dhe me intervale me diell. • Temperaturat minimale: -4 deri -2°C • Temperaturat maksimale: 5-8°C • Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s.

E martë

Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: – 6 deri -3C Temperaturat maksimale: 5-8°C Era: nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s

E mërkurë

Moti i vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale: -4 deri -2°C Temperaturat maksimale: 7-10°C Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte

Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: -2 deri 0°C Temperaturat maksimale: 7-10°C Era: nga jugperendimit, 1-5 m/s

E premte

Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat mnimale: -2 deri 0°C Temperaturat maksimale: 7-10°C

Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

bore

Më shumë nga Lajme

  • 17:19“Dil jashtë ore, dil jashtë shtrihu”, Pamje të reja nga arrestimi i autorit të vrasjes së turistit në Ksamil
  • 17:17Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burg për lëndim trupor
  • 17:15Njoftimet nga NATO dhe BE për Urën e Ibrit, deputetja e VV akuzon PDK’në e AAK që s’po e thonë asnjë “fjalë të mirë”
  • 16:59“Po de që dy vjet s’kemi qeveri, pse me e lanë?” – e reja nga Obiliqi thotë se u përjashtua nga Kuvendi i të Rinjve pas komentit në Kuvend
  • 16:58Kriza energjetike, Gjini: A duam t’i ngjasojmë Evropës apo vendeve të botës së tretë?