Bajram Mulaj është kandidati i AAK-së për deputet, i cili mban numrin 98.
Ai është zotuar se do të punojë me nder dhe përgjegjësi të plotë për çdo votë që do ta marr nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Postimi i plotë:
Të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë, kudo që jetoni — në Kosovë dhe në diasporën tonë shqiptare!
Më 7 Qershor vendoset për të ardhmen e Kosovës sonë.
Sot po ju drejtohem jo vetëm si kandidat për deputet, por si njeri që gjithë jetën është munduar të jetë pranë popullit të vet, pranë mërgatës dhe pranë çdo shqiptari që e do kombin dhe atdheun e vet.
Me dorën në zemër ju premtoj se Bajram Din Mulaj nuk do ta tradhtojë kurrë besimin e qytetarëve dhe nuk do të shkelë mbi fjalën e dhënë.
Ju më njihni prej vitesh. Nuk jam shfaqur vetëm në kohë zgjedhjesh. Kam qenë gjithmonë pranë njerëzve dhe në shërbim të interesit kombëtar.
Mërgata jonë ka qenë dhe mbetet zemra e kombit shqiptar. Ju ndihmuat Kosovën para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Prandaj diaspora meriton respekt, përfaqësim dhe zë të fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.
Dhe unë dua të jem pikërisht ai zë.
Po kandidoj që:
— diaspora të ketë përfaqësim real,
— të rinjtë tanë të kenë më shumë shpresë dhe vende pune,
— investitorët nga diaspora të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës,
— dhe lidhja mes Kosovës dhe shqiptarëve kudo në botë të forcohet edhe më shumë.
Gjatë jetës dhe punës sime në Zvicër kam krijuar lidhje të fuqishme me afaristë dhe profesionistë shqiptarë e ndërkombëtarë, dhe dua që ato lidhje t’i vë në shërbim të Kosovës.
