Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit dhe intelektualit shqiptar, Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar figurën e tij duke thënë se Hoti nuk kufizohet në një vend fizik apo periudhë të caktuar kohore, por shtrihet kudo ku jeton mendimi, vepra dhe ideali i tij për liri.
Kurti ka bërë të ditur se në këtë përvjetor, në Amfiteatrin e Shtëpisë Muze në Krushë të Madhe, ka vizituar ekspozitën digjitale “DheShkronjë”, e cila është përgatitur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur me përkrahjen e Muzeut Kombëtar të Kosovës.
