Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

81-vjeçari në Prizren dyshohet se e vrau gruan me forcë duarthatë, çka dihet rreth rastit?

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 17:33
81-vjeçari në Prizren dyshohet se e vrau gruan me forcë duarthatë, çka dihet rreth rastit?

jë 81-vjeçar dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij 80-vjeçare në Prizren, ndërsa Policia e Kosovës ka ngritur dyshime se gruaja është vrarë me forcë duarthatë, pa përdorimin e ndonjë arme apo mjeti tjetër.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka dhënë detaje për rastin në emisionin FIVE, duke thënë se dyshimet janë ngritur pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe shenjave të evidentuara në trupin e viktimës.

Sipas tij, ende nuk dihet motivi i rastit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota.“Vetëm nga shenjat në trupin e viktimës dhe nga provat në vendin e ngjarjes dyshohet se viktima është vrarë nga forca duarthatë, pa përdorur ndonjë armë apo mjet tjetër”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se çifti nuk ka pasur raste të mëhershme të dhunës të evidentuara në polici dhe se nuk ka pasur probleme apo raste të raportuara më herët mes tyre.“Sa i përket motivit, ende nuk dihet”, ka thënë Bytyqi.

Sipas zëdhënësit të Policisë, në momentin e incidentit në shtëpi kanë qenë vetëm viktima dhe bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.I dyshuari, sipas Bytyqit, vazhdon të qëndrojë në deklaratën e tij se vdekja ka qenë aksidentale, por provat e mbledhura deri më tani, sipas tij, ngritin dyshime të tjera.

dyshohetduarthatëdihet

Të ngjashme

Tjetër rast i rëndë në Gjilan, babai dyshohet se qëlloi për vdekje djalin e tij

Tjetër rast i rëndë në Gjilan, babai raportohet se qëlloi për vdekje djalin e tij

21:10
Krim i rëndë në Livoq të Gjilanit – Burri dyshohet se vrau gruan dhe vëllain e saj, plagosi vëllain tjetër

Krim i rëndë në Livoq të Gjilanit – Burri dyshohet se vrau gruan dhe vëllain e saj, plagosi vëllain tjetër

16:37
Ngjarje e rëndë dyshohet në Gjilan, raportohet për të vrarë

Ngjarje e rëndë dyshohet në Gjilan, raportohet për të vrarë

15:23

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Rasti i rëndë në Pogragjë: Forenzika largohet nga vendi i ngjarjes
  • 23:19Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?
  • 22:55Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja
  • 22:4258-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi
  • 22:34I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit