Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

GD
Gazeta Demos30 prill 2026 në 18:06
8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill 2026, në Kosovë janë konfirmuar 8 raste të fruthit, ndërsa 2 raste të tjera mbeten të dyshimta.

Sipas IKSHPK-së, të gjitha rastet e konfirmuara janë fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) dhe janë duke marrë trajtim spitalor, çka tregon për rrezikun e komplikimeve që mund të shkaktojë kjo sëmundje shumë ngjitëse.

Instituti u bën thirrje prindërve që të kontrollojnë dhe plotësojnë kalendarin e vaksinimit të fëmijëve në qendrat e mjekësisë familjare, si dhe të shmangin kontaktin me persona të dyshuar me fruth. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, skuqje të lëkurës, kollë dhe rrufë, ndërsa rastet e dyshimta duhet të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore.

IKSHPK thekson se vaksinimi mbetet masa më efektive për parandalimin e fruthit dhe njofton se po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike, identifikimi i fëmijëve të pavaksinuar dhe vaksinimi në terren përmes ekipeve mobile.

IKSHPK

Më shumë nga Lajme

  • 18:03Lushaku-Sadriu për rastin e Arlinda Zekajt: Pozita paska më shumë vlerë se jeta e një njeriu
  • 17:58Protestuesit zmbrapsen nga policia, nisen drejt Kryeministrisë
  • 17:42Lushaku Sadriu: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të zhvillohet një gjykim i drejtë
  • 17:37Haziri flet për kandidaturën e Hykmete Bajramit e Arben Gashit, tregon nëse synon kreun e LDK-së
  • 17:23"Kolegët më thanë se kot nuk janë krerët e UÇK-së në Hagë" - Baraliu Hyseni: Iu thash po se e kanë lanë çiftin tënd me gëzu lirinë