Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

79-shi i LDK-së: Do të punojmë për ndryshimet ligjore që Bjeshkët e Rugovës të mos mbeten të izoluar nga e ardhmja

GD
Gazeta Demos14 dhjetor 2025 në 12:34
79-shi i LDK-së: Do të punojmë për ndryshimet ligjore që Bjeshkët e Rugovës të mos mbeten të izoluar nga e ardhmja

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj u shpreh i gatshëm të punoj dhe të zhvilloj turizmin në zonën e Bjeshkëve të Rugovës, shkruan GazetaDemos.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se ky vend po përballet me barriera ligjore që po e mbajnë pezull çdo iniciativë për të ardhmen e saj.

“Korniza aktuale ligjore për parqet kombëtare, e cila përfshin edhe Bjeshkët e Rugovës, ka krijuar kufizime që në praktikë po i bllokojnë projektet zhvillimore — sidomos ato që lidhen me agroturizmin, investimet familjare, mikrobizneset rurale dhe infrastrukturën e nevojshme”, u shpreh Mulaj.

Tutje, 79-shi i LDK-së tha se do të punojmë për ndryshimet e nevojshme ligjore që Bjeshkët e Rugovës të mos mbeten të izoluar nga e ardhmja, por të shndërrohen në një zonë që gjeneron mirëqenie për banorët dhe i hap dyert turizmit të qëndrueshëm, investimeve të mençura dhe zhvillimit afatgjatë.

Postimi i plotë:

Bjeshkët e Rugovës prioritet mbi prioritete!

Dr. Sci. Besim Mulaj

Rugova është një pasuri e rrallë natyrore, një thesar i trashëguar brez pas brezi dhe një zonë që ka mbijetuar e mbrojtur me sakrificë e me gjak nga vetë rugovasit. Mirëpo sot, kjo zonë që meriton zhvillim, turizëm cilësor dhe investime të qëndrueshme, po përballet me barriera ligjore që po e mbajnë pezull çdo iniciativë për të ardhmen e saj.

Korniza aktuale ligjore për parqet kombëtare, e cila përfshin edhe Bjeshkët e Rugovës, ka krijuar kufizime që në praktikë po i bllokojnë projektet zhvillimore — sidomos ato që lidhen me agroturizmin, investimet familjare, mikrobizneset rurale dhe infrastrukturën e nevojshme. Sot, shumë investitorë që duan të kontribuojnë në Rugovë përballen me një mur administrativ, ndërkohë që banorët e zonës vazhdojnë të presin mundësitë që u takojnë me meritë.

Një nga problemet kyç është edhe mungesa e një rruge moderne që lidh Pejën me Bjeshkët e Rugovës. Kjo rrugë nuk është luks — është jetike. Ajo do t’i hapte derën turizmit të organizuar, zhvillimit ekonomik dhe qarkullimit të sigurt të banorëve, duke ruajtur në të njëjtën kohë strukturën ekologjike të zonës.

Ligjet nuk duhet të jenë pengesë për zhvillim. Përkundrazi, ato duhet të jenë mjet që siguron balansin mes mbrojtjes së natyrës dhe mundësive për të ardhmen. Çdo investim mund dhe duhet të jetë në harmoni me mjedisin; kjo është standarde evropiane, dhe Rugova meriton trajtim me këto standarde.

Prandaj, angazhimi ynë është i qartë:

do të punojmë për ndryshimet e nevojshme ligjore që Bjeshkët e Rugovës të mos mbeten të izoluar nga e ardhmja, por të shndërrohen në një zonë që gjeneron mirëqenie për banorët dhe i hap dyert turizmit të qëndrueshëm, investimeve të mençura dhe zhvillimit afatgjatë.

Rugova nuk ka nevojë për barriera. Ka nevojë për mundësi.

Ka nevojë për politika që e kuptojnë realitetin e terrenit.

Ka nevojë për zëra që i mbrojnë interesat e saj me vendosmëri.

Dhe mbi të gjitha, ka nevojë për një vizion që e sheh zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës si partnerë, jo si kundërshtarë.

Rugovasit kanë dhënë shumë për këtë vend.

Koha është që edhe vendi të bëjë më shumë për Rugovën.

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë