47-shi i Aleancës, Shkumbin Demaliaj së bashku me bashkëluftëtarë e bashkëvendas, bën nderime te varri heroit, Brahim Demaliaj.
Demaliaj falenderoi OVL-UÇK-së në Deçan si dhe gjithë pjesëmarrësit që nderuan axhën e tij.
“Sot me shumë bashkëluftëtarë, bashkëvendas dhe zyrtarë komunal nderuam axhën Brahim T.Demaliaj i rënë në fushën e nderit 28 vite më parë në Strellc të Epërm. Faleminderit OVL-UÇK-së në Deçan dhe gjithë pjesmarrësve. Lavdi UÇK-së heroike 🇦🇱 Lavdi përjetësisë së axhës Brahim🇦🇱🙏”, tha ai.
