Pas dorëheqjes nga GUXO, deputeti Haxhi Avdyli ka deklaruar se përjashtimi i tij nga takimet e grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje do të mund të bëhej vetëm përmes një njoftimi zyrtar nga kryetarja e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci, ose nga sekretariati.

Ai theksoi se, në rast se konsiderohet i padëshiruar për shkak të dorëheqjes nga funksionet partiake në Guxo, nuk do të marrë pjesë në mbledhje apo aktivitete të tjera.

Megjithatë, ai u shpreh se nuk beson se një situatë e tillë do të ndodhë dhe shtoi se nuk do të tentojë të marrë pjesë me forcë në takime ku nuk është i ftuar.