Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bedri Hamza u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni për stabilitetin, bashkimin dhe të ardhmen e Kosovës

GD
Gazeta Demos25 dhjetor 2025 në 15:57
Bedri Hamza u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni për stabilitetin, bashkimin dhe të ardhmen e Kosovës

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se vendimi që do të merret është vendimtar për stabilitetin, unitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Në një video-adresim drejtuar qytetarëve, Hamza theksoi se zgjedhjet nuk vendosen nga fjalimet apo premtimet, por nga pjesëmarrja e qytetarëve në votim. Ai nënvizoi se çdo votë ka rëndësi dhe se përgjegjësia për të ardhmen e vendit është e përbashkët.

“Vota juaj ka rëndësi. Zëri juaj ka rëndësi. Dhe pjesëmarrja juaj ka rëndësi,” u shpreh Hamza, duke ftuar qytetarët që të bëjnë një plan konkret për të votuar, të dalin herët dhe të shkojnë së bashku me familjarë e miq.

Ai i bëri thirrje elektoratit që të zgjedhë stabilitetin mbi pasigurinë, bashkimin mbi përçarjen dhe punën mbi fjalët, duke theksuar se vetëm bashkë Kosova mund të ecë përpara.

“Bashkë, mund ta çojmë Kosovën përpara,” përfundoi Hamza, duke falënderuar qytetarët për angazhimin dhe përgjegjësinë e tyre demokratike.

VIDEO

bedri hamza

Më shumë nga Lajme

  • 15:32Haxhiu dhe Kurti nderojnë martirët dhe dëshmorët në Abri të Epërme: Kosova nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi
  • 15:31Fahri Fazliu i ri flet sonte në protestën “Jo në emrin tim”
  • 15:26Ambasadori i ri amerikan ia dorëzon kredencialet, Begaj: SHBA aleat i pa zëvndësueshëm për ne
  • 15:25Qeveria mbanë mbledhje elektronike, këto janë të gjitha vendimet që u miratuan
  • 15:24Qeveria miraton Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë