Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zotohet Hamza: 50% paga më të larta për mjekët, mësimdhënësit, policët, ushtarët dhe të gjithë punëtorët e sektorit publik

GD
Gazeta Demos19 dhjetor 2025 në 12:43
Zotohet Hamza: 50% paga më të larta për mjekët, mësimdhënësit, policët, ushtarët dhe të gjithë punëtorët e sektorit publik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video në të cilën ka prezantuar zotimin e tij për rritjen e pagave, duke theksuar se ky është një investim i domosdoshëm në punëtorët e sektorit publik.

“Në qeverisjen time, do t’i rris pagat për 50 për qind për të gjithë punëtorët e sektorit publik”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se paga aktuale nuk po arrin të përballojë rritjen e kostos së jetesës dhe shtrenjtimin e çmimeve.

“E di që pagat që merrni sot nuk po ju mjaftojnë të përballoni shtrenjtimin e jetesës dhe rritjen e çmimeve”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, kjo rritje do të përfshijë të gjithë të punësuarit që marrin paga nga shteti. “Kjo do të thotë paga më të larta për mjekët, mësimdhënësit, policët, ushtarët, punëtorët e administratës dhe të gjithë ata që marrin paga nga shteti”, ka theksuar Hamza.

Ai ka dhënë edhe një shembull konkret për efektin e kësaj mase.

“Nëse sot merrni 800 euro, me mua Kryeministër, paga juaj do të jetë 1200 euro”, ka deklaruar Hamza.

Në përmbyllje, kandidati për Kryeministër ka theksuar se ky zotim shkon përtej fushatës zgjedhore.

“Ky nuk është vetëm zotim parazgjedhor, por investim i domosdoshëm në ata që e mbajnë shtetin tonë gjallë çdo ditë. Unë jam Bedri Hamza, dhe ky është misioni im. Bashkë. Përpara.”, ka përfunduar ai.

bedri hamzaPDK

Më shumë nga Lajme

  • 08:55​Ndërtimet pa leje në Prishtinë, Brestovci paralajmëron: Nuk do të ketë tolerim, gjobat deri në 30 mijë euro
  • 08:53E kanosën me vrasjen e tij dhe të djalit, arrestohen dy persona në Prishtinë
  • 08:52Hajnat ia marrin çantën shtetases së huaj në Gjakovë, policia vihet në kërkim të tyre
  • 08:45Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore
  • 08:33Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prizren, policia nis hetimet