Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ramush Haradinajt duhet t’ia dijë për nder krejt Kosova”, Lekaj thotë se telefonoi Mustafën pas asaj deklarate

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2025 në 23:32
“Ramush Haradinajt duhet t’ia dijë për nder krejt Kosova”, Lekaj thotë se telefonoi Mustafën pas asaj deklarate

Pal Lekaj ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha se “krejt Kosova duhet t’ia dijë për nder Ramush Haradinajt” për rolin në transformimin e FSK-së në ushtri.

Lekaj bëri të ditur se e ka telefonuar Mustafën për ta falënderuar, duke cituar këtë të fundit t’i ketë thënë: “Kam dëshirë ta vlerësoj njeriun që ka bërë shumë për këtë vend.”

Sipas Lekajt, Mustafa shtoi se nuk ka folur më herët, por se tani po e sheh të rëndësishme të sqarojë akuzat ndaj Haradinajt.

Ai e quajti Mustafën “mik të mirë” dhe theksoi se vlerësimi i tij për Haradinajn është “i ndershëm dhe argument i fuqishëm”, duke shtuar se “vula e ushtrisë së Kosovës është vetë Ramush Haradinaj.”

“Pas deklaratës që dha Isa Mustafa para pak dite, unë e thirra në telefon dhe e falënderova dhe m’u drejtua kështu: “Pal, unë kam dëshirë ta vlerësoj njeriun që ka bërë shumë për këtë vend”, këtë e tha me plot kuptimin e fjalës. Ai tha se s’mu ka dhënë rasti të flasë më herët për këtë, por tani po e shoh që gjithë këto akuza për njeriun që ka bërë gjithçka”, tha Lekaj.“Unë e kam mik të mirë Isa Mustafën, ndonjëherë e kam tepruar dhe i kam këruar falje. Por, kjo është politika që të bën të dalësh nga vetja për të arritur një qëllim të caktuar. Por, ajo çka ai ka thënë për Ramush Haradinajn është e ndershme, është argument i fuqishëm. Vula e ushtrisë së Kosovës është vetë Ramush Haradinajn”, shtoi ai në Blic.

Lekaj tha gjithashtu se ka qenë shumë pranë Haradinajt gjatë viteve, por pranoi se as vetë nuk e ka ditur shkallën e lidhjes së tij me CIA-n, duke përmendur se Haradinaj “ia qëllonte me data të caktuara” për zhvillime në terren gjatë luftës.“Unë, kam qenë një ndër njerëzit më të afërt të Ramush Haradinajt, por më besoni që as unë s’e kam ditë që ai është aq i lidhur me CIA-n, por ka pasë elemente sepse ia qellojke me data të caktuara se kur do të ndodhë diçka në teren, e ka ditë sakt që edhe kur do të përfundoj lufta”, tha Lekaj

Isa MustafaPal Lekaj

Më shumë nga Lajme

  • 23:56Ditë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona
  • 23:38Valon Syla: AAK-ja është çelësi, pa të nuk zgjidhet ngërçi politik
  • 23:22Policia jep detaje për shpërthimin në Gjilan
  • 23:22Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë
  • 23:03Mirena: Duke mos e përfshirë në koalicion Kurti e ka mundësinë ta godasë LDK-në dhe të zgjerojë elektoratin