Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja është takuar me qytetarët e komunitetit ashkali.

Edhe në këtë takim Buja mori mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e së dielës.

“Bashkëqytetarët e komunitetit ashkali në të gjitha vendbanimet e Lipjanit po rreshtohen me ekipin tonë fitues. Falënderim i veçantë për besimin dhe përkrahjen tuaj, së bashku për fitore të dielën!”, ka shkruar Buja.