Banorët e fshatit Hallaq i Madh sonte në një tubim zgjedhor kanë mirëpritur kandidatin e LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ahmeti pas këtij tubimi tha se banorët atje ia konfirmuan mbështetjen në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Sonte u pritëm në Hallaq të Madh nga banorët të cilët konfirmuan mbështetjen dhe treguan se kanë zgjedhur alternativën që garanton zhvillim, transparencë dhe përfaqësim, këtë edhe e kemi dëshmuar në qeverisje. Lipjani ec përpara!”, tha Ahmeti.