Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sonte qëndroi në Suharekë ku u prit nga shumë qytetarë, shkruan Demos.
Abdixhiku deklaroi se “12 tetori është dita kur Suhareka dhe gjithë Kosova do të flasë qartë: për shpresën, për të ardhmen, për Lidhjen Demokratike të Kosovës.”
”Suhareka e ndryshimit, Suhareka e LDK-së!
“Dhe sonte, dua të jem shumë i qartë me ju! Është koha që Suhareka të kthehet në LDK. Është koha që ky qytet i Ukë Bytyçit, ky qytet i patriotëve të mëdhenj, të kthehet aty ku i takon – në krah të Lidhjes Demokratike të Kosovës; shtëpisë suaj tëvërtetë.”
