“Rufci në këmbë për fitore”, tha kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti pas tubimit masiv në këtë fshat.
Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Hallaqit të Vogël dhe Ribarit të Vogël ia dëshmuan përkrahjen ndaj Ahmetit.
“Pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve të Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Hallaqit të Vogël dhe Ribarit të Vogël dëshmon qartë se kemi realizuar projekte që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e tyre, nga ndërtimi i çerdhes model për edukimin e hershëm të fëmijëve, e deri te projektet e rëndësishme infrastrukturore.
