Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka bërë sot homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Ferizaj.
Ai nderoi heroin Arsim Zeqirit nga Hallaqi i Lipjanit dhe gjeneralin që udhëhoqi këtë betejë, zëvendëskomandantin e ZO Nerodimës, Imri Ilazi, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
“Nderova një nga betejat më të rëndësishme në Zonën Operative të Nerodimës, e njohur si “Epopeja e UÇK-së”, me homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Ferizaj, te shtatorja e Arsim Zeqirit nga Hallaqi i Lipjanit dhe pranë gjeneralit që udhëhoqi këtë betejë, zëvendëskomandantit të ZO Nerodimës, Imri Ilazi, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Lavdi!”, ka shkruar Buja.
