Ndër dhjetëra temat e prekura në planprogramin e kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës së Lipjani, Shukri Buja është edhe arsimi, të cilin e shpalosi sot në pika të shkurta.
Buja tha se mësimi i tërë ditës për klasat 0 deri në 5 është një mundësi e re për fëmijët që të rriten, të mësojnë dhe të zbulojnë talentet e tyre.
“Gjatë gjithë ditës, ata jo vetëm që ndjekin mësimin sipas kurrikulës, por marrin edhe mbështetje shtesë, ndihmë për detyrat e shtëpisë dhe hapësirë për të zhvilluar kreativitetin.
Në shkollë, fëmijët përjetojnë aktivitete sportive, artistike e kulturore, duke ndërtuar miqësi dhe duke mësuar të bashkëpunojnë”, tha ai.
