Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

61% e pronave në Shqipëri u blenë nga shtetas të BE-së

GD
Gazeta Demos10 maj 2026 në 21:24
61% e pronave në Shqipëri u blenë nga shtetas të BE-së

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po tërheq gjithnjë e më shumë investitorë të huaj. Sipas analizës së platformës ndërkombëtare Investropa, Shqipëria konsiderohet një nga tregjet më të lira dhe me potencial rritjeje në Evropë për blerjen e pronave, shkruan Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

Çmimet ende mbeten më të ulëta krahasuar me vende si Kroacia apo Greqia, ndërsa zhvillimi i turizmit po rrit interesin për investime afatgjata.

Në fokus mbeten Tirana, Vlora, Saranda dhe zona e rivierës, ku kërkesa për apartamente dhe vila është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Sipas analizës, të huajt tërhiqen edhe nga mundësia për të gjeneruar të ardhura përmes qirave sezonale dhe platformave turistike.

“Shqipëria po hyn në hartën e investitorëve evropianë si një treg ende në fazë zhvillimi, por me kthim të lartë potencial. Tirana shihet si qendër biznesi dhe jetese, ndërsa bregdeti po shihet si investim turistik. Kjo ka sjellë rritje të kërkesës nga shtetas italianë, nordikë dhe evropianë lindorë. Interesi po mbështetet shumë edhe nga zgjerimi i turizmit”, njofton Investropa, shkruan tvklan.al

Analiza e Investropa thekson se procedurat relativisht të thjeshta për blerjen e apartamenteve nga të huajt janë një tjetër faktor që po nxit hyrjen e kapitalit në sektor.

Por rritja e kërkesës po ndikon paralelisht edhe në rritjen e çmimeve, sidomos në zonat turistike dhe në kryeqytet.

“Qytetarët e Bashkimit Evropian përbëjnë rreth 61% të blerësve të huaj të pronave në Shqipëri, duke përfituar nga procedura të konsoliduara dhe një treg i përshtatur për ta. Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 34% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte vitin e kaluar, të cilat vitin që shkoi arritën vlerën e 561 milionë eurosh”, thuhet në njoftim.

Me turizmin në rritje dhe interesin e shtuar nga investitorët ndërkombëtarë, tregu imobiliar shqiptar po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku kërkesa e huaj po bëhet një nga faktorët kryesorë që po orienton çmimet dhe projektet e reja në Shqipëri.

shqiperi

Më shumë nga Lajme

  • 12:55FSK avancon kapacitetet teknike për mirëmbajtjen e automjeteve ‘HMMWV’ me mbështetjen amerikane
  • 12:40Pas vendimit të Speciales, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” sot në orën 15:00 mban konferencë të jashtëzakonshme
  • 12:33Erdogan: Do ta përkrahim Kosovën për të siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar
  • 12:31Profesori spanjoll: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid
  • 12:21Mërgata shqiptare në Finlandë proteston të shtunën kundër aktgjykimit të Speciales