Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron kryeministri Albin Kurti në ishullin Skiatos.
Sipas Manxhukës, “janë bërë shumë kalkulime dhe spekulime për dy ditë me radhë, duke përmendur shpenzimet për netët e qëndrimit dhe dëmtimin e buxhetit të shtetit”.
Por, ai ka theksuar se simpoziumi ku merr pjesë kryeministri mbulon të gjitha shpenzimet për mysafirët e ftuar.