Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

52 të dënuar në Dubravë ndjekin programe të risocializimit

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 09:57
52 të dënuar në Dubravë ndjekin programe të risocializimit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se 52 të dënuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë duke ndjekur programe të risocializimit, të cilat synojnë zhvillimin e aftësive personale e sociale dhe përgatitjen e tyre për riintegrim në shoqëri pas lirimit.

Sipas njoftimit në Facebook, në mesin e programeve që po zbatohen është “Programi Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave”, i cili zgjat gjashtë muaj dhe bazohet në modelin Duluth.

“Ky program synon ndryshimin e modeleve të mendimit dhe sjelljes, zhvillimin e aftësive njohëse dhe marrjen e përgjegjësisë për sjelljet e dhunshme, duke promovuar marrëdhënie të shëndosha dhe një shoqëri pa dhunë”, thuhet në njoftim

Po ashtu, të dënuarit po ndjekin programin “Menaxhimi i Zemërimit”, përmes të cilit mësojnë të kontrollojnë emocionet dhe impulset, si dhe të përballojnë konfliktet në mënyrë konstruktive.

Një tjetër program që po zbatohet është “Vendimmarrja Sociale”, i cili, siç thuhet, fokusohet në zhvillimin e mendimit kritik, reflektimit moral dhe aftësive për marrjen e vendimeve të përgjegjshme.

“Zbatimi i këtyre programeve realizohet nga stafi profesional për programe të risocializimit, përmes një qasjeje të strukturuar që mbështet ndryshimin pozitiv, përgjegjësinë personale dhe zhvillimin e shkathtësive të nevojshme për një jetë të përgjegjshme pas lirimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të investojë në rehabilitimin dhe risocializimin e të dënuarve, duke synuar jo vetëm përmbushjen e qëllimit të dënimit, por edhe krijimin e mundësive për riintegrim të qëndrueshëm në shoqëri”, u tha në njoftim.

programerisocializimitdënuar

Më shumë nga Lajme

  • 11:10Haxhiu me delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutojnë për fuqizimin ekonomik të tyre
  • 11:09Miratimi i ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA
  • 10:52Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç
  • 10:49Musliu kërkon raportim nga drejtori i Policisë dhe shefi i IPK-së për operacionin në protestë, Zyba kundërshton
  • 10:42Ramush Haradinaj kujton Adrian Krasniqin: Dha jetën për lirinë e atdheut