Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

5 vatra aktive në Shqipëri, vijon puna për shuarjen e flakëve në zonat problematike

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 16:16
5 vatra aktive në Shqipëri, vijon puna për shuarjen e flakëve në zonat problematike

Ministria e Mbrojtjes ka informuar këtë të mërkurë se deri në orën 14:00, në rang vendi janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat aktualisht 5 vatra mbeten aktive, 6 janë nën mbikëqyrje dhe 7 janë shuar.

Sipas njoftimit, në Ballenjë, Dibër, vijon aktive vatra në zonën e mbrojtur Ballenjë–Kostenjë, ku në terren janë angazhuar 6 forca të ADZM Dibër.

Në Qafë të Helmës, Bulqizë, për shkak të intensitetit të erës, zjarri ka zgjeruar perimetrin në sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për përballimin e situatës janë angazhuar 23 forca operacionale nga MZSH Bulqizë dhe strukturat e tjera bashkiake. Në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Malin e Dardhës, Librazhd, vijon puna për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe pyjore, ku në terren ndodhen efektivë të MZSH Librazhd.

Në Malin e Qukësit, Prrenjas, është evidentuar riaktivizim i vatrës, ku vijon djegia e trungjeve të rrëzuara dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Shashicë–Vodicë, Vlorë, është riaktivizuar një vatër në sipërfaqe pyjore me shkurre. Zjarri zhvillohet në një zonë të largët dhe në terren të paarritshëm nga forcat dhe mjetet. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Malin e Dajtit, mbi tunelet e Qafë Mollës, situata paraqitet e përmirësuar. Pas reshjeve të shiut të regjistruara në zonë, vatra do të mbahet nën mbikëqyrje nga strukturat operacionale, me qëllim shmangien e çdo riaktivizimi të mundshëm. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Abaze, Krujë, vatra është izoluar plotësisht dhe zona po mbahet nën mbikëqyrje për të shmangur riaktivizimin.

Në Bershi–Patin, Klos, zjarri është vendosur nën kontroll të plotë dhe po monitorohet nga shërbimi pyjor, ndërsa në Gjegjan, Gojan i Vogël, Gojan i Madh, Prozhëm dhe Tërbun, Pukë, nuk ka më vatra aktive dhe zonat vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje.

Situata paraqitet përgjithësisht e përmirësuar dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

vatrazonatvijon

Të ngjashme

Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive

Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive

22:19
Situata me zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende aktive

Situata me zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende aktive

17:21

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Vetura del nga rruga në rrethin e Dragodanit, policia në vendin e ngjarjes
  • 17:11Raporti i ZKA-së për sigurinë e nxënësve në shkolla: Zotimet të shndërrohen në masa konkrete
  • 17:09Rama ndan pamje nga mbërritja në Shqipëri e pesë shqiptarëve nga Siria: Vijon përpjekja për të tjerët
  • 16:52Kurti e Abdixhiku takohen sërish sot
  • 16:40“Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave”, Haxhiu reagon pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren