Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

41 vatra zjarri në gjithë vendin – 14 mbeten ende aktive

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 22:58
41 vatra zjarri në gjithë vendin – 14 mbeten ende aktive

Temperaturat e larta dhe neglizhenca e qytetarëve po vazhdojnë të përkeqësojnë situatën me zjarret në vend. Vetëm gjatë ditës së sotme janë raportuar gjithsej 41 vatra zjarri, ndërsa 14 prej tyre vazhdojnë të jenë ende aktive.

Sipas raportit zyrtar të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), zjarret aktive janë të shpërndara në disa komuna të Kosovës, përfshirë:

Mitrovicë – Rashan,

Skenderaj – Llauzhë, Aqarevë, Tërnavc, Kopiliq,

Ferizaj – Burrnik, Nerodime,

Istog – Zallq, Gusar,

Podujevë – Batllavë, Belloshë, Hërticë, Rakinicë,

Pejë – Kryshevc,

Gjakovë – Zylfaj (aktiv), Shkukez (afër lokalizimit).

AME njofton se Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë të angazhuara në terren, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, qytetarëve, vullnetarëve dhe strukturave komunale.

“Vërehet një ulje e intensitetit të rasteve të zjarrit krahasuar me ditën paraprake,” thuhet në njoftim.

Agjencia u bën thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre dhe të raportojnë menjëherë çdo rast apo person të dyshuar për zjarrvënie.

“Falënderojmë zjarrfikësit, strukturat e sigurisë dhe qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin,” përfundon reagimi i AME-së

Zjarr

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Daut Haradinaj: Shporta mujore është trefishuar, jeta e qytetarëve po bëhet e papërballueshme
  • 21:21Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Paris
  • 21:17Musliu-Shoshi për Ligjin për Specialen: Ose përfshihen rekomandimet në Komisionin për Legjislacion, ose gjithçka nis nga zero
  • 21:09Dështimi i rikthimit të B1 në funksion, mundësi për “mafinë energjetike”, thotë Haradinaj
  • 21:06Një mjek e largojnë nga puna në Kirurgji Maksilofaciale, edhe 59 specialistë të tjerë rrezikojnë të mbesin pa punë në QKUK