Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

39 vatra zjarri aktive në Shqipëri, situata më problematike në Fier dhe Himarë, mbi 800 forca të angazhuara në terren

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 10:45
39 vatra zjarri aktive në Shqipëri, situata më problematike në Fier dhe Himarë, mbi 800 forca të angazhuara në terren

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë raportuar 39 vatra zjarri, prej të cilave 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar plotësisht.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 881 forca operacionale dhe 75 automjete zjarrfikëse, si dhe 340 forca ushtarake, 4 automjete zjarrfikëse të FA, helikopterët e Forcës Ajrore me 6 operacione dhe 1 avion Air Tractor. Për ditën e sotme parashikohet angazhimi i 380 forcave ushtarake, 2 helikopterëve dhe 1 Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive janë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Në Dajt vijon puna pa rrezik për zonat e banuara, ndërsa në Qinam të Zall-Herrit është shmangur rreziku për banesat.

Në Dibër vijojnë aktive vatrat në Vajkal, Lundre–Madhesh dhe Mallunxë–Lis, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Lezhë, aktive mbeten Gallata dhe Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, ku rreziku për zonat e banuara është shmangur.

Situata më e rëndësishme gjatë 24 orëve është regjistruar në Fier dhe Himarë.

Në zonën Drizë–Vadhizë–Peshtan–Levan, pas angazhimit të forcave tokësore dhe ajrore, rreziku për banesat është shmangur dhe operacioni vijon.

Në lagjen “1 Maji”, Himarë, u angazhuan rreth 300 forca operacionale dhe 171 efektivë të FA; u evakuuan 36 persona dhe u dogjën 6 banesa, prej të cilave 3 të banuara. Zjarri ka ulur intensitetin, rreziku për banesat është shmangur dhe puna për shuarjen vijon.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./TCh/

aktiveforcazjarri

Më shumë nga Lajme

  • 10:13Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Obiliq
  • 10:10Raporti i DASH-it, Ramadani: E dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit
  • 10:04Një person vetëplagoset me armë zjarri në Rakaj të Ferizajt, dërgohet në mbajtje
  • 10:02Arrestohet një person në Zveçan, dyshohet se sulmoi një të mitur
  • 09:56Dyshohet për nxjerrje të kundërligjshme të dokumenteve zyrtare, arrestohet një person në Leposaviq