Mehmet Klinaku është kandidati i AAK-së për deputet i cili në këto zgjedhje garon me numrin 39-të.
“129 është numri që e përzgjedh Aleancën në votën tuaj, e prapa numrit 39 në këtë listë, qëndron një betim: Nuk do të kursej asgjë për t’a përmirësuar jetën e qytetarit, për ta bërë Kosovën atraktive që mërgata ta sheh si vend ideal për të rritur fëmijët e tyre. Kjo do shumë punë dhe angazhim në shumë fusha duke filluar nga siguria, zhvillimi ekonomik, drejtësia e etj…, për çka nuk do të ndalem asnjëherë.”, deklaroi Klinaku.
I plotë:
𝗣𝘀𝗲 𝗸ë𝗿𝗸𝗼𝗷 𝘃𝗼𝘁ë𝗻 𝘁𝘂𝗮𝗷?
Kthimi im në vendlindje, lidhet me vetëm një interes, që Kosova të jetë vend më i mirë për fëmijët e mi, për fëmijët e gjithsecilit që jeton në Kosovë, por edhe për fëmijët e atyre që jetojnë në mërgatë.
129 është numri që e përzgjedh Aleancën në votën tuaj, e prapa numrit 39 në këtë listë, qëndron një betim: Nuk do të kursej asgjë për t’a përmirësuar jetën e qytetarit, për ta bërë Kosovën atraktive që mërgata ta sheh si vend ideal për të rritur fëmijët e tyre. Kjo do shumë punë dhe angazhim në shumë fusha duke filluar nga siguria, zhvillimi ekonomik, drejtësia e etj…, për çka nuk do të ndalem asnjëherë.
Andaj, kërkoj që sot të jeni krah Aleancës dhe krah meje, që unë të kem mundësi të jem krah jush!
